Miliarderët Mark Zuckerberg dhe Elon Musk kanë paralajmëruar një luftë në kafaz mes tyre për javë të tëra, por Zuckerberg me sa duket i dha fund planeve të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zuckerberg ka pretenduar së fundmi se është gati të “ecë përpara”, sepse Musk “nuk është serioz” në zgjedhjen e një vendtakimi për përleshje, përcjell Telegrafi.
Zuckerberg tha në një postim në Threads – “përgjigja” e Meta-s për platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter – se “është koha për të ecur përpara” sepse Musk nuk do të konfirmojë një datë, duke shtuar se Musk tha se ai ka nevojë për operacion – dhe muaj shërim – para se të kërkonte të bënte një raund stërvitjesh në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg.
Dy manjatët e teknologjisë kanë bërë postime vazhdimisht për një luftë të mundshme në platformat e tyre përkatëse që nga fundi i qershorit, por asgjë nuk u materializua pavarësisht se të dy CEO-të postuan foto duke u stërvitur me luftëtarët e UFC-së dhe presidenti i UFC-së, Dana White, duke ofruar ndihmë në koordinimin e ndeshjes.
This is the full message: pic.twitter.com/UzbKoIkFOc
— Elon Musk (@elonmusk) August 13, 2023
Madje, të premten, Musk tha se foli me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila ra dakord për një “lokacion epik” për betejën dhe se fondacionet bamirëse të tij dhe të Zuckerberg do ta organizonin luftën – por Zuckerberg tha disa orë më vonë se pavarësisht kësaj, “nuk kanë rënë dakord”.
“Unë do të fokusohem në konkurrimin me njerëz që e marrin seriozisht sportin”, tha Zuckerberg.
Rivaliteti midis Musk dhe Zuckerberg u rrit vitin e kaluar, pasi Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë dhe u bë një lojtar kyç në fushën e mediave sociale që ishte dominuar nga platformat Meta të Zuckerberg, si Facebook dhe Instagram.
Dhe në korrik, Zuckerberg i Meta lansoi Threads, një konkurrent i drejtpërdrejtë i X-dhe i pari që dukej se kishte një shans për të zëvendësuar atë që më parë ishte Twitter. /Telegrafi/