Telegrafi

Zuckerberg pritet të dëshmoj përpara Senatit amerikan për kriptovalutën Libra

Shefi dhe themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg pritet të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve mbi planet e rrjetit social për të lëshuar në përdorim një kriptovalutë që do të përdoret në të gjithë botën.

Në një deklaratë të Komisionit të Shërbimeve Financiare të kësaj Dhome thuhet e Zuckerberg do të jetë dëshmitari i vetëm në seancën dëgjimore mbi “kontrollin e Facebookut dhe ndikimin e tij në shërbimet financiare”, përcjell Telegrafi.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur kriptovaluta Libra po përballet me kritika të forta nga agjencitë rregullatore dhe ligjvënësit si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë.

Në fillim të këtij viti shefi ekzekutiv i Libra Association, David Marcus, i cili po drejton përpjekjet për nxjerrjen e kriptovalutës, i doli në mbrojtje planeve për këtë qëllim gjatë seance prej më shumë se dy orësh në Komisionin Bankar të Senatit.

Lexo po ashtu Debutimi i kripovalutës Libra mund të shtyhet

Ai tha se Libra nuk do të lëshohet në përdorim pa marrë më parë miratimin e institucioneve rregullatore.

Marcus dhe drejtuesit e tjerë të Facebookut pretendojnë se kriptovaluta e re mund të ndihmojë në uljen e kostove për transferimin e parave në të gjithë botën si dhe do të ndihmojë ata që nuk kanë qasje në sistemin bankar.

Lexo po ashtu PayPal tërhiqet nga projekti i kriptovalutës Libra

Javën e kaluar, PayPal njoftoi se po heq dorë nga aleanca me kompanitë dhe organizatat që e reklamojnë këtë monedhë dhe ngriti pikëpyetje mbi aftësinë e Facebookut për ta lëshuar në përdorim kriptovalutën sikurse është planifikuar. /Telegrafi/