Telegrafi

Zouma në stilin e një super sulmuesi, driblimi i katër lojtarëve kundërshtarë ngriti në këmbë tifozët

Kurt Zouma ka bërë një driblim interesant duke kaluar gjysmën e fushës dhe kaluar disa lojtarë kundërshtarë në ndeshjen ndaj Ajaxit.

Vrapimi befasues i Zoumas nga gjysma e fushës i kishte ngritur në këmbë tifozët e Chelseat në barazimin 4-4 kundër Ajaxit dhe ai gati sa nuk e mbylli me gol atë.

Chelsea e gjeti veten në disavantazh 3-1 pas pjesës së parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë pranon edhe golin e katërt.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Ajax ndahen baras në duelin që u shënuan tetë gola dhe u ndanë dy kartonë të kuq

Nevojitet një stimul i madh për ta kthyer Chelsean në binar dhe për të ngritur në këmbë turmën në Stamford Bridge.

Zouma e mori përgjegjësinë për ta bërë këtë dhe ai dribloi katër lojtarë të Ajaxit, duke prodhuar një super aksion, por fatkeqësisht gjuajtja e tij nuk e gjeti cakun.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Chelsea 4-4 Ajax, Jorginho me vlerësim të lartë

Driblimeve të francezit nuk i rezistoi as trajneri i Bluve, Frank Lampard, i cili u pa duke buzëqeshur pas veprimit të mbrojtësit të tij.

Tifozët në Twitter gjithashtu e pëlqyen vrapin befasues të Zoumas dhe përpjekjen për të provuar ta rikthejnë Chelsean në lojë. /Telegrafi/