Site icon Telegrafi

Zotohet Molliqaj: Kjo është paraqitja ime e fundit për problemet në Vetëvendosje (Video)

Ish-sekretari organizativ dhe deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj ka thënë se është paraqitja e tij e fundit sa i përket problemeve brenda këtij subjekti.

“Sonte jam shumë rahat dhe nëse nuk ka më pas zhvillime tjera, kjo do të jetë paraqitja e ime e fundit sa i përket problemit në VV, normalisht nëse z.Kurti dëshiron me diskutua këtë çështje në publik por nuk mendoj që do të dojë pas asaj që konfirmoi vetë”, tha Molliqaj në “Debat D Plus” në RTV Dukagjini.

Ai ka theksuar se është mjaftueshëm e drejtë që më e “këput”, dhe se zotohet që nuk do të flas më pas këtij debati.

“Vetëm ndonjë ndërrim i rrethanave sepse unë nuk do të flas më. E kam thënë të vërtetën time, e ka thënë pjesa tjetër të vërtetën e tyre”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version