Telegrafi

Zonja Meri, Alfio Rrotani, Rike Roçi e Dea Vieri – banorë në Big Brother VIP Albania 3?

Këtë të shtunë do të nisë zyrtarisht edicioni i tretë i spektaklit Big Brother VIP Albania.

Shumë pikëpyetje janë ngritur mbi formatin prej muajsh, duke nisur që nga banorët që mund të hyjnë e deri te personi që do ta prezantojë.

E kur jemi te kjo e fundit, është konfirmuar nga vet trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço, gjersa ende mbetet në pikëpyetje nëse bashkë me të do të jetë edhe Arbana Osmani apo jo.

Lexo po ashtu Arbana Osmani reagon për herë të parë për BBVA 3: Ledioni do ta prezantojë shkëlqyer, unë nuk iki aq kollaj nga ekrani

Sido që të jetë, kureshtja më e madhe e publikut qëndron mbi personazhet që pritet të futen brenda.

Telegrafi ka mësuar tashmë disa nga emrat që do të futen në Big Brother VIP Albania 3, e që do të jenë mjaft befasues.

Sipas burimeve pranë produksionit, disa nga VIP-të që do të futen këtë të shtunë janë astrologia Meri Shehu, modelja Rike Roçi, prezantuesja Dea Vieri dhe kuzhinieri Alfio Rrotani.

Meri Shehu (Foto: Meri Shehu/Instagram)

Meri është e njohur për parashikimet e saj në fushën e astrologjisë, modelja Rike Roçi ka bërë famë nga Big Brother 5 dhe tribunat e tifozëve në Kampionatin Evropian 2016 në Francë.

Rike Roçi (Foto: Arkiv)

Ndërsa Dea Vieri është një prej prezantueseve të emisionit “E diell” në Top Channel dhe Aldio Rrotani është gjithashtu prezantues televiziv dhe njëherësh fitues i spektaklit “Masterchef Albania”. /Telegrafi/

Dea Vieri (Foto: Dea Vieri/Instagram)

 

Alfio Rrotani (Foto: Dea Vieri/Instagram)