Telegrafi

“Zonja e Vjetër” me një mungesë në finale ndaj Realit

Juventusi mbajti sesionin e fundit të trajnimeve në Vinovo përpara finales të Ligës së Kampionëve, por Stefano Sturaro është lënduar.

Bardhezinjtë janë duke u përgatitur të përballen me Real Madridin në Cardiff të shtunën, pasi ata duken të gatshëm të fitojnë trofeun për herë të parë që nga viti 1996.

Lexo po ashtu Felix Brych gjykon finalen e Ligës së Kampionëve

Indikacionet nga kampi i Juventusit janë ende se ata do të luajnë me sistemin 4-2-3-1, me Dani Alves që preferohet para Juan Cuadrados në krahun e djathtë të mesfushës.

Sipas TuttoJuve, Sami Khedira do të preferohet para Claudio Marchisios në dyshen e mesfushës së bashku me boshnjakun Miralem Pjanic.

Lexo po ashtu Evra i jep zemër Juventusit për finalen me një video fantastike që është bërë hit në rrjetet sociale (Video)

Një lojtar i cili nuk ka gjasa të shfaqet në finale është Stefano Sturaro, pasi ai u largua nga trajnimi me një problem muskulor në këmbën e tij të majtë, dhe është pothuajse e sigurt mungesa e tij në finale.

E gjithë skuadra do të niset për në Uells nesër në mëngjes, duke fluturuar nga aeroporti Caselle i Torinos.

Në orën 16.15 lokale, trajner Max Allegri do të mbajë një konferencë për shtyp së bashku me Gianluigi Buffon dhe Dani Alves. /Telegrafi/