Site icon Telegrafi

Zonja e Parë që e bëri botën të dashurohej me të, momentet kur ajo u shfaq më bukur (Foto)

Michelle Obama ka zbukuruar revistën së famshme Vogue për herë të fundit si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në intervistën e artikullit me titull “Michelle Obama, Zonja e Parë me të cilën bota u dashurua”, gruaja e Barack Obamas ka thënë se pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, është koha për t’u larguar.

Michelle Obama me një fustan të Jason Lu në Washington në vitin 2013.

Ajo ka bërë edhe një set fotografit, të fundit në Shtëpinë e Bardhë, por Telegrafi jua kujton disa prej momenteve, ku ajo u duk më bukur gjatë tetë viteve të shkuara si Zonja e Parë.

“Gjithmonë do të jem e lidhur në njëfarë mënyre me shërbimin publik dhe jetën publike”, ka thënë mes tjerash Michelle.

Michelle është kujdesur që gjithmonë të duket bukur.

Më poshtë mund t’i shikoni disa prej momenteve ku ajo u duk më bukur gjatë dy mandateve të burrit të saj si president i shtetit më të fortë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version