Telegrafi

Zonja e Parë e Ukrainës takohet me Joe e Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, është në Shtëpinë e Bardhë duke takuar homologen e saj amerikane, Jill Biden, përpara se të flas para anëtarëve të Kongresit.

Joe Biden i dorëzoi Zelenskas një buqetë të madhe me lule, ndërsa gruaja e presidentit e përshëndeti me një përqafim.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se zonjat e para po diskutojnë “mbështetje të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj, ndërsa ata mbrojnë demokracinë e tyre dhe përballen me ndikimet njerëzore të rëndësishme të luftës së Rusisë, të cilat do të ndihen për vitet në vijim”, si dhe mënyrat për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e luftës.

Pas bisedës me zonjën Biden, ajo do të takohet me zotërinë e dytë, Douglas Emhoff, ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane.

Të hënën, Zelenska u takua me sekretarin e shtetit, Antony Blinken dhe administratoren e USAID-it, Samantha Power, dhe të mërkurën do t’u drejtohet anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA në orën 11:00 me orën lokale.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime të shtetit ukrainas duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima. /Telegrafi/