Telegrafi

Zonja e Parë e SHBA-së në Sllovaki: Zemrat e amerikanëve janë me nënat e Ukrainës

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, u takua sot me refugjatët ukrainas në lindje të shtetit sllovak, në ditën e fundit të turneut katër ditor në Rumani dhe Sllovaki.

Biden foli me anëtarët e familjeve të refugjatëve dhe vullnetarët në qendrën e refugjatëve në qytetin e Kosices, një nga pikat tranzit të më shumë se 400 mijë refugjatëve ukrainas që kanë kaluar kufirin me Sllovakinë që nga pushtimi rus më 24 shkurt.

Jill Biden, e cila jep mësim të gjuhës angleze në një kolegj në Virginia, vizitoi gjithashtu një shkollë lokale ku vijonin mësimin nxënësit ukrainas, raporton reuters.

“Zemrat e amerikanëve janë me nënat e Ukrainës”, tha ajo, duke uruar të gjitha gratë e shkollës me rastin e “Dita e Nënës”.

Jill Biden i kaloi dy ditët e para nga katër ditët e turneut në Evropë në Rumani dhe do të largohet nga rajoni të hënën.

Lexo po ashtu Zonja e parë e SHBA-së takohet me refugjatët ukrainas në Rumani, dëgjon rrëfimet e fëmijëve dhe nënave të tyre

Shumica e refugjatëve që ikën në Sllovaki para luftës udhëtuan në vende të tjera, por më shumë se 74 mijë mbetën në Sllovaki.

Të gjithëve u është dhënë statusi i personave të mbrojtur përkohësisht në një vend me 5.5 milionë banorë. /Telegrafi/