Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko konfirmoi goditjet në një lagje të kryeqytetit, pasi sirenat e sulmit ajror filluan të ushtojnë në të gjithë Ukrainën.
Tani, sulme në zonat e banuara janë raportuar në Melitopol dhe rrethin Nikopol të rajonit Dnipropetrovsk.
Sulme të tjera të paspecifikuara u vunë re në Lviv, Kharkiv dhe Zhytomyr.
Në Nikopol, guvernatori Valentyn Reznichenko tha se artileria e rëndë kishte qëlluar më shumë se 60 herë, duke goditur ndërtesa të larta, shtëpi dhe linja elektrike.
Two residential buildings were hit in Kyiv, – Presidential Office.
Air raid alert is still on, everyone advised to stay in shelters.
📹: Presidential office pic.twitter.com/0A7pubTHnE
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 15, 2022
Nuk u raportua menjëherë për viktima.
Në Melitopol, kryebashkiaku Ivan Fedorov tha se një “shpërthim i fortë” u dëgjua në një zonë banimi në veri të rajonit.
“Valga e shpërthimit në shtëpinë fqinje rrëzoi dritaret në katin e katërt”, tha ai duke shtuar se “ambulancat, zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë atje”.
Videoja më poshtë tregon pasojat e bombardimeve të fundit. /Telegrafi/
⚡️⚡️⚡️Moments ago Russian news 🇷🇺 has published footage of the attack on Kyiv.
Ukrainian 🇺🇦 media reports several explosions at critical infrastructure facilities.
Watching the second missile fly in is so painful… pic.twitter.com/mKFK8mONIl
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) November 15, 2022