Policët nuk mundën të caktojnë shpejtësinë e veturës, sepse u penguan nga një zog.
Fluturimi i zogut bëri që në momentin kur u lëshua detektori, ai të jetë në këndin që e pengon pamjen e targës.
Mësohet se shoferi ka ulur shpejtësinë kur i ka parë policët, të cilët nuk patën dëshmi se ai kishte tejkaluar shpejtësinë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, në raste të tilla, edhe nëse keni një tufë zogj që mund t’ju shoqërojnë, mos e tejkaloni shpejtësinë e lejuar. /Telegrafi/