Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka kritikuar qeverinë për menaxhim të dobët të buxhetit të shtetit.
Ai thotë se gjatë këtyre katër viteve kjo qeveri është karakterizuar me një mospunë të jashtëzakonshme.
“Qeveri me 12 miliardë euro buxhet në katër vite, pra çdo vit nga 3 miliardë euro buxhet pa asnjë shenjë në ekonominë e Kosovës. Absolutisht asnjë shenjë nuk e kanë lënë në këtë mandate kjo qeveri. Domethënë, as urën tek Badovci nuk kanë qenë në gjendje me përfundu”, ka deklaruar kandidati për deputet nga LDK”.
Nënkryetari i Prishtinës thotë se qeveria nuk është marrë me asgjë pos dialogut.
“Kjo qeveri është marrë kryesisht me veriun dhe me dialogun me Serbinë. Pavarësisht që kryeministri ka theksu vazhdimisht që dialogu me Serbinë është prioriteti i shtatë apo i tetë, ai doli të jetë prioriteti i tij i parë dhe i vetëm. Sepse asnjë projekt tjetër kjo qeveri nuk e ka përfunduar brenda këtij mandati”, shtoi ai.
Zogaj thotë se nëse qytetari i Kosovës ka interesim për zhvillimin ekonomik të këtij vendi duhet me ju besu ekonomistëve.
“Ekonomistët më të mirë të këtij vendi i ka LDK. Ka edhe në parti tjera ekonomistë, por ekonomistët më të mirë të vendit janë në LDK, kjo është e njohur./Telegrafi/