Site icon Telegrafi

Zllatan Ellek, zgjidhet kryetar i ri i Listës Serbe

Lista Serbe ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur si kryetar të ri, Zllatan Ellek. Ellek është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në veri të Mitrovicës.

Lider i Listës Serbe deri më tani ishte Goran Rakiq.

Në kuvend u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të partisë.

Ata janë: Dragisha Milloviq, zëvendësdrejtor i spitalit në veri të Mitrovicës, Ivan Zaporozhac, kryetar i Komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, Tanja Vujoviq, dekane e Fakultetit Ekonomik, dhe Dragana Antonijeviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës dhe drejtoreshë e Qendrës së Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Igor Simiq do të jetë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Lexo po ashtu Pas zhvillimeve në Banjskë, a po ‘ri-formatohet’ Lista serbe?

Ndryshe Telegrafi ditë më parë ka raportuar për këto ndryshime brenda Listës Serbe.

Këto ndryshime në lidershipin e partisë po bëhen pas ngjarjeve në Banjskë afër Zveçanit në veri të Kosovës më 24 shtator, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. /Telegrafi/

Exit mobile version