Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic nuk kishte kohë për një gazetar që donte të dinte mendimin e tij për transferimin e fundit të Daniele De Rossit te Boca Juniors.
37-vjeçari ishte duke firmosur autografe për tifozët pas humbjes 4-3 të klubit ndaj Seattle Sounders kur u ndërpre nga gazetari.
“Zlatan, a mund të të pyes diçka?. Më thirrën nga Argjentina, nga programi Boca de Seleccion. Tani, De Rossi…”, ka thënë fillimisht reporteri.
Suedezi më pas u përgjigj ashpër, duke thënë: “A dëshiron një fotografi apo jo?” para se të ik me zemërim.
https://twitter.com/Everyone_heart/status/1169227781298774030
Ishte një veprim i pakuptimtë nga ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, i cili qartë nuk ishte në gjendje të përgjigjej në pyetjet për De Rossin, me të cilin luajti kundër për klubin dhe vendin.
Pamjet kanë marrë një përgjigje të përzier nga fansat. Disa kanë kritikuar veprimet e tij, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur.
Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që Ibrahimovic reagon kështu ndaj një reporteri muajt e fundit.
37-vjeçari, u pyet në korrik nëse e konsideron veten lojtarin më të mirë në Major League Soccer duke e krahasuar me Carlos Velan, ndërsa reagimi i tij ishte negativ. /Telegrafi/
"[Carlos Vela] is playing in MLS and he's in his prime. When I was 29 where was I?"
Ahead of El Tráfico, Zlatan says he's the best player in MLS "by far" 👀 (via @ahoraonuncaespn) pic.twitter.com/nAqYrM47sB
— ESPN FC (@ESPNFC) July 18, 2019