Telegrafi

Zjarri në Vragoli të Fushës Kosovës, Policia: Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Sot rreth orës 12:15 një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se nga të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve fillestare.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një  objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Ndryshe, lexues kanë dërguar video në adresë të Telegrafit, ndërsa shihet tym i madh në Vragoli. /Telegrafi/