Site icon Telegrafi

Zjarri në IML, Policia: Dy zyra janë përfshirë nga flakët, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orët e mëngjesit është përfshirë nga zjarri objekti i Instituti të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha për Telegrafin se nga zjarri janë përfshirë dy zyra, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dy zyra janë përfshirë nga zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

Lexo po ashtu Zjarr në objektin e IML-së, nuk ka të lënduar

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Ndryshe, kjo është hera e dytë brenda vitit që IML-ja përfshihet nga flakët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version