Site icon Telegrafi

Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Të enjten në lagjen Emshir disa vetura janë përfshirë nga zjarri në parking dhe si pasojë tymi është shpërndarë edhe në objektin banesor.

E sot, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh jep detaje të rastit.

“Rr. Hysni Gashi, Prishtinë 16.01.2025 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë vetura e saj si dhe zjarri ka përfshirë edhe disa vetura tjera në parking”, thuhet në raport.

Si pasojë e zjarrit tymi është shpërndarë edhe në një objekt banesor, ku kanë pranuar tretman mjekësor disa persona.

Rasti është në procedurë hetimore.

Lexo po ashtu Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Ndërkaq, një ditë më parë TV Dukagjini raportoi që zjarri në veturën Golf.

Kjo pasi pronares së veturës i është vënë flaka nga një burrë që jeton jashtë Kosovës pas disa mosmarrëveshjeve.

Të njëjtës mëson televizioni se i janë djegur edhe dy herë më parë veturat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version