Site icon Telegrafi

Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi

Një fabrikë për prodhimin e acetonit është në flakë në Rajonin e Leningradit të Rusisë.

Zjarrfikësit po mundohen të vënë nën kontroll flakët dhe ende nuk raportohet për të lënduar.

Sipas reuters, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në këtë objekt industrial.

Gjatë natës së kaluar, nuk ka pasur raportime për sulme me dronë ukrainas në zonën e prekur nga zjarri.

Zjarri përfshiu 1600 metra katrorë dhe ende dëgjohen shpërthime.

Nga ana tjetër, disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale që shpërndajnë pamjet e zjarrit pohojnë se dronë ukrainas goditën fabrikën. Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. /Telegrafi/

Exit mobile version