Kryesia e Sindikata e zjarrfikësve te Kosovës analizoi situatën e krijuar pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese e cila e pezulloi ligjin e pagave deri ne muajin mars dhe ka shprehur shqetësimet që ky anulim i ligjit reflektoi tek kjo kategori e të punësuarve (Zjarrfikësve) ku anulimi i ligjit drejtpërsëdrejti ndikoi dhe mohoi diçka pozitive që për herë të parë ndodhi të zjarrfikësit e Kosovës, ku në ligj ishim të niveluar me Shërbimet tjera emergjente dhe sektorët e sigurisë.
“Zjarrfikësit me ligjin e vjetër te pagave janë kategoria me koeficientin me te ulet qe marrin pagë nga buxheti i shtetit ne gjithë vendin, koeficient 4.83 dhe 5.5, për ketë arsye kemi ngrit zërin dhe shqetësimet lidhur me ketë qeshje dhe format tjera te diskriminimit te paskrupullt qe i behën këtij shërbimi.
Dhe ne momentin kur zjarrfikësit priten se paku do te ndërpriten pabarazitë dhe diskriminimet qe u janë bërë në raport me kategoritë tjera, ndodhi ky vendim qe zjarrfikësit i goditi me se shumti dhe i diskriminoi dhe ktheu mbrapa me te njëjtët probleme dhe theu shpresën qe se paku ne një aspekt diçka u rregullua”, thuhet në njoftimin e tyre.
Zjarrfikësit e Kosovës më tej kanë theksuar se nuk kanë problem vetëm me ligj te pagave, ketë e kemi pasqyruar gjendjen shumë herë, duke ngritur zërin dhe shprehur pakënaqësitë duke ju drejtua institucioneve relevante të shtetit, duke kërkuar që të zbatohen ligjet në fuqi, të ndërpriten shkeljet e të drejtave të punëtorëve, të ndërpriten diskriminimet dhe denigrimet, kemi organizuar edhe protesta para Qeverive të Kosovës, por fatkeqësisht të gjitha kërkesat mbeten në sirtar të Qeverive dhe gjendja mbeti shumë e rend dhe konfuze, pa asnjë ndryshim te vetëm por vetëm duke u përkeqësuar gjendja.
“Sfidë kryesore mbetet mos zbatimi i ligjeve, statusi i pa zgjedhur, Mos planifikimi Buxhetor as nga MPB as nga Komunat, mos definimi i kompetencave në mes nivelit Qendror dhe lokal, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet të përkujdesët për Zjarrfikësit kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar, sepse edhe ndarja e mjeteve nga niveli qendror paraqet problem se si te alokohen, sepse zjarrfikësit pagat i marrin nga Komunat dhe Ligjërisht janë staf i MPB/ AME, koeficienti i ulet, mos kompensimin e ndërrimeve te natës, orët jashtë orarit festat shtetërore, nuk janë kompensua pikërisht për shkak te procedurave administrative ligjore dhe kjo i ka irrituar Zjarrfikësit, konsiderojmë se këto shkelje ligjore po bien mbi supet e zjarrfikësve, prandaj jemi te shqetësuar me gjendjen e krijuar pa shpresë për rrugëdalje.
Duke analizuar gjendjen e krijuar dhe parimin e solidariteti te Sindikalizmit, Sindikata e zjarrfikësve te Kosovës, solidarizohet me kërkesat e Sindikatave qe janë ne grevë dhe të drejtën për te shpreh pakënaqësi, duke mos u mohuar edhe te tjerëve qe te gëzojnë të drejtën e tyre.
Sa u përket zërave kritik se Sindikata e Zjarrfikësve nuk është duke organizuar greva dhe protesta si sindikatat tjera, ne për shkak te ligjit mbi GREVËN, qe na e ndalon Grevën dhe për shkak te specifikave te profesionit te zjarrfikësve, misionit shpëtimit te jetës se njeriut dhe te mirave materiale dhe gjithashtu kemi analizuar se protestat ne kohen ku mungojnë institucionet relevante vendimmarrëse, nuk do jene produktive pasi qe nuk dimë se nga kush do te marrim përgjigje dhe gjithashtu ku ti adresojmë kërkesat qe duhet te parashtrohen nga këshilli Protestues”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Zjarrfikësve ka theksuar se për shkak të specifikave të ngjashme për siguri, me Sindikatën e Policisë kanë vendosur që ti akordojmë vendimet që nëse do të organizohet protestë nga Policia e Kosovës të solidarizohemi me Policinë.
“Sindikata e zjarrfikësve te Kosovës do te jete shumë këmbëngulëse dhe konsistente ne kërkesat e zjarrfikësve dhe nuk do te ndalemi për derisa ti gëzojmë te drejtat qe garantojnë ligjet ne fuqi dhe gjithashtu nuk do te ndalemi derisa ti gëzojmë edhe obligimet e zotuara nga qeveria ne detyre, te arritura ne bisedime qe kishim ne vitin 2018-të, mjete qe nuk dimë se ku përfunduan, mjetet buxhetore te premtuara për zjarrfikës ne vitin 2019-të , siq ishin ngritja e koeficientit nga 4.83- dhe ne disa Komuna 5.5 te nivelohen ne koeficient 6-të, ne të Gjitha Komunat, kompensimet për ndërrime te natës, festat shtetërore, ngritja e rrezikshmërisë, orët jashtë orarit dhe bënifiteve tjera, jemi i vetmi shërbim ne vend qe diskriminohemi ne ketë formë qe nga vitet 2000-ta, por pasi qe qeveria shkoj ne dorëheqje te gjitha mbeten vetëm ne letër.
Sindikata e zjarrfikësve do te pret deri sa te formohen institucionet e shtetit dhe do t’ju drejtohemi për te gjitha problemet dhe gjendjen e krijuar ne shërbimin e Zjarrfikësve të Kosovës
Zjarrfikësit meritojnë tjetër trajtim si ne vendet kudo ne botë, duhet te kenë tretman sipas misionit, themelimit te shërbimit emergjent për te shpëtuar jetë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/