Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit e Tetovës shpëtojnë një grua nga gërmadhat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Komunës së Tetovë, Bilall Kasami përmes profilit të tij në Facebook njofton se ekipet kërkim-shpëtimit nga Tetova kanë arritur që pas 105 orëve të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 38-vjeçar.

“Ekipet tona të specializuara për kërkim-shpëtim nën udhëheqjen e komandantit Avni Ameti, pas 105 orëve kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 38 vjeçare, e cila më pas është dërguar në spital për të marr trajtimin e duhur, dhe ky është një emocion për të gjithë.

Falënderojmë ekipet tona që po bëjnë punë të mrekullueshme që nga dita e parë e deri më sot”, shkruan Kasami.

Gjithhashtu para disa ditëve ekipet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut nga gërmadhat e tërmetit shpëtuan një fëmijë pesëvjeçar.

“Ekipi ynë i ushtrisë pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh pastrimi të rrënojave, dëgjuan zërin e një fëmije, pas së cilës, së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal, kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat Sulejmanin pesëvjeçar”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ushtria e RMV-së ndihmoi në nxjerrjen e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Exit mobile version