Telegrafi

Zjarr në një pyll në Pejë

Raportohet se në rrethana ende të panjohura rreth dy hektarë pyll janë përfshirë në zjarr, pronë e një personi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:00, në Pejë.

Ndërkaq, siç thuhet në raport zjarrfikësit janë duke tentuar të shuajnë zjarrin. /Telegrafi/