Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për dy zjarrvënie në komunën e Podujevës.
Në fshatin Merdare raportohet se është përhapur edhe një zjarr malor, në vendin e ngjarjes kishin dal edhe njësia e zjarrfikëseve për ta lokalizuar zjarrin.
“Është pranuar një informatë se në fshatin e lartcekur është përhapur një zjarr malor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”.
Kurse sipas policisë në po të njëjtin fshat një grua kishte njoftuar se më tu kthyer në shtëpinë e saj kishte vërejtur se një pjesë e roletave në shtëpi ishte djegur.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pasi është kthyer në shtëpi ka vërejtur se një pjesë e roletave është djegur pjesërisht. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia./Telegrafi/