Telegrafi

Zjarr i madh në një ndërtesë ushtarake në qytetin rus

Mediat ruse raportojnë për një zjarr të madh në një ndërtesë ushtarake në qytetin e Stavropolit, qytet rus në lindje të Krasnodarit.

Ndërtesa është magazinë për ruajtjen e rrobave të ushtrisë së Vladimir Putinit, sipas mediave ruse.

Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase: Goditëm qendrën komanduese ruse në Nova Kahovka

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet e Rusisë, raporton skynews.

Por, faqja ruse e lajmeve “Gazeta” shkruan se nuk ka viktima dhe sugjeroi se “temperaturat e larta” mund të kenë shkaktuar “flakët spontane”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë në verilindje të Moskës, ku 25 persona kanë mbetur të lënduar.

Fabrika e Zagorsk zhvillon dhe prodhon pajisje optike për ushtrinë, agjencitë e zbatimit të ligjit, industrinë dhe kujdesin shëndetësor. /Telegrafi/