Site icon Telegrafi

Zjarr i madh në bazën ajrore ruse, gjendet vetëm 20 milje larg Moskës

Një zjarr i madh shpërtheu në bazën ajrore ushtarake në rajonin e Moskës, e fundit në serinë e shpërthimit misterioz të zjarrë në territorin e Rusisë.

Fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale shfaqin tymin e zi duke u ngritur në qiell mbi bazën ushtarake Chkalovsky që gjendet në rajonin e Moskës, rreth 20 milje në verilindje të kryeqytetit rus, transmeton Telegrafi.

Një video tjetër shfaq helikopterin që po zbriste në vendin ku ka shpërthyer zjarri. Në kanalet 112 në Telegramin rus, thuhet se zjarri shpërtheu në kulmin e ndërtesës administrative – duke u shpërndarë në 8,600 metra katrorë, pavarësisht se punonjësit arritën të evakuohen.

Kievi nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me zjarrin që ka shpërthyer edhe pse deri më tani nuk ka komentuar incidentet që ndodhin brenda territorit rus, por këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko ka postuar videon.

Bazat ajrore ruse shpesh janë cak i sulmeve ukrainase me dron, kurse deri më tani janë raportuar për dhjetëra shpërthime si pasojë e operacioneve ukrainase në territorin rus. /Telegrafi/

Exit mobile version