Telegrafi

Zjarr i frikshëm në një port italian, rreth njëmijë vetura të djegura – përfshirë vetura shumë të shtrenjta (Video)

Një zjarr i madh ndodhi të martën, më 30 tetor, në portin italian të Savonës. Zjarri, përveç veturave të shtrenjta siç janë Maserati, ka djegur edhe vetura të tjera.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çdo gjë ndodhi herët në mëngjes rreth orës 3:30, dhe zjarri përfshiu qindra makina.

Bëhet e ditur se zjarri i tmerrshëm u parapri nga një stuhi e cila kishte rritur nivelin e detit, për çka edhe parkingu me makina të reja ishte përmbytur nga uji i detit.

Dhe siç supozohet, shkaku i ujit të kripur kanë shpërthyer bateritë e veturave, ndërsa shkaku i erërave të stuhishme zjarri është përhapur me shpejtësi.

Mediat lokale raportojnë se dëmi material është i madh, pasi supozohet të jenë djegur rreth 800 automjete.

Për shkak të kushteve të vështira të motit, zjarrfikësit nuk e kishin fare të lehtë për të ndaluar zjarrin, por për fat të mirë nuk ka ndonjë të lënduar. /Telegrafi/