Site icon Telegrafi

Ziyech po rikthehet te Ajaxi, ka vetëm një pengesë për tu zyrtarizuar largimi i tij nga Chelsea

Hakim Ziyech do të rikthehet te Ajaxi pas dy viteve të kaluara te Chelsea.

Mesfushori ofensivë nuk ka arritur të lë gjurmë në ‘Stamford Bridges’ dhe trajneri Thomas Tuchel i ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij.

29-vjeçari u kërkua nga Milan, Manchester United e Newcastle United, por ka hedhur poshtë të gjitha këto oferta.

Reprezentuesi maroken ka arritur marrëveshje personale me Ajaxin dhe do të rikthehet në ‘Johan Cruyff Arena’ për sezonin e ri.

Ziyech do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me kampionin në fuqi holandez, teksa Chelsea do të fitojë mbi 20 milionë euro nga shitja e tij.

Zyrtarizimi i tij po vonohet pasi Ajax pret të kompletohet transferimi i brazilianit Antony te Manchester United për shifrën e 100 milionë eurove.

Ziyech kishte luajtur edhe më parë te Ajaxi nga viti 2016 deri më 2020 ku në 165 ndeshje zyrtare kishte shënuar 49 gola e kishte asistuar në 81 të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version