Hakim Ziyech është një futbollist i ri i Chelseat, por që do t’i bashkohet londinezëve vetëm pas përfundimit të sezonit me Ajaxin në Eredivisie.
Chelsea ka paguar 40 milionë euro për transferimin e marokenit nga Ajaxi, ndërsa Ziyech dëshiron që të marrë edhe një bashkëlojtar me vete.
Përderisa gjiganti anglez është në kërkim të një portieri, Ziyech i ka propozuar klubit që të përshpejtojnë për transferimin e bashkëlojtarit të tij Andre Onana.
Kamerunasi është në listën e ngushtë të Chelseat, por që londinezët kanë në listën e tyre edhe emra të tjerë si Marc Andre Ter Stegen, Nick Pope e Gianluiggi Donnarumma.
Megjithatë Ziyech ka kërkuar nga Chelsea që ta transferojnë Onanan, pasi sipas marokenit bashkëlojtari i tij do të ishte transferimi perfekt për Chelsean.
Reprezentuesi i Marokut i ka bërë të ditur klubit të tij të ri se Onana është duke u kërkuar me ngulm edhe nga rivalët lokal të Tottenham Hotspur dhe se Chelsea duhet ta transferojë sa më parë.
Gjithsesi klubi londinez po e sheh mundësinë për afrimin e Onanas, çmimi i të cilit është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/