Site icon Telegrafi

Zinchenko turpëroi Mountin me një driblim fantastik në fitoren e thellë të Arsenalit ndaj Chelseat

Nënshkrimi i ri i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko, turpëroi mesfushorin e Chelseat, Mason Mount me një driblim mjeshtëror gjatë fitores 4-0 mëngjesin e sotëm (e diel).

Reprezentuesi ukrainas vulosi një transferim prej 32 milionë funtesh nga Manchester City të premten dhe u hodh direkt në formacionin titullarit kundër Chelseat në orët e para të së dielës.

Zinchenko bëri një paraqitje solide në krahun e majtë pasi Topçinjtë ruajtën rekordin e tyre 100 për qind në para-sezon.

Lexo po ashtu Arsenali e shkatërron Chelsean në ndeshjen e zhvilluar në Orlando

Në fund të pjesës së parë me Arsenalin në avantazh 2-0 falë golave ​​të Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard, Zinchenko vendosi të argëtohej pak.

25-vjeçari u mbyll nga Conor Gallagher dhe Mount pranë vijës anësore, por ky i fundit nuk ishte mjaftueshëm i mirë, pasi hyri në duel.

Ukrainasi e tërhoqi me kujdes topin nga Mount, i cili humbi këmbët dhe për pak doli nga fusha nga driblimi mjeshtëror që i bëri Zinchenko.

Ish-lojtari i Cityt vazhdoi ecurinë e tij dhe ndihmoi Arsenalin të mbante topin, përpara se Thomas Partey të gjuante jashtë.

Arsenali ishte dominues gjatë gjithë kohës edhe në pjesën e dytë, me Bukayo Saka që shënoi golin e tretë dhe Albert Sambi Lokonga që vulosi fitoren 4-0. /Telegrafi/

 

Exit mobile version