Telegrafi

Zinchenko thotë se ai njihet me një bashkëlojtar te Arsenali më gjatë se me gruan e tij

Alex Zinchenko ka zgjedhur Gabriel Jesus si bashkëlojtarin më të afërt të Arsenalit që ka njohur më gjatë se gruan e tij. 

“Ne jemi një grup i ngushtë”, deklaroi ai. “Është e vështirë të zgjedh lojtarin me të cilin jam më afër, por nëse zgjedh një, atëherë është Gabriel Jesus – sepse e kam njohur më gjatë se gruaja ime! Po bëj shaka, por e njoh prej kohësh!”.

“Ne të dy kemi fëmijë tani, kështu që oraret tona nënkuptojnë se është mjaft e vështirë të kalojmë kohë së bashku si familje”.

Lexo po ashtu Trajnerët kryesorë në Ligën Premier duan të vendosin një rregull historik - diçka që nuk ka ndodhur kurrë në futboll

“Por, është mirë të ndash përvoja me lojtarë nga vende dhe kultura të ndryshme, megjithëse të gjithë flasim të njëjtën gjuhë, gjuhë futbolli, e cila kuptohet në të gjithë botën”, ka shtuar më tej ai.

Zinchenko dhe Gabriel iu bashkuan Gunners në verën e vitit 2022 nga Manchester City. /Telegrafi/