Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores në finale të Kupës së Botës për Klube ndaj Kashima Antlers.
Tekniku i Los Blancos e ka pranuar se skuadra e tij ka vuajtur paska në këtë takim, por ata besuan te fitorja, e cila erdhi në fund.
“Kemi vuajtur pasi nuk luajtur si normalisht. Lajmi i mirë është se ne mund të ndëshkojmë kundërshtarin në çdo moment”.
“Ne e dimë që edhe mund të vuajmë, por nëse mendon pozitivisht mund të fitosh në fund”, ka thënë Zidane.
Në këtë takim për klubi spanjoll shënoi tre herë Cristiano Ronaldo dhe një herë Karim Benzema. /Telegrafi/