Site icon Telegrafi

Zidane te Juventusi, Allegri te Interi?

Juventusi thuhet se është i gatshëm të emërojë Zinedine Zidanen si trajnerin e tyre të ardhshëm, ndërsa Max Allegri mund ta ndjekë Beppe Marottat te Interi.

Vera e këtij viti pritet të ketë shumë ndryshime të mëdha në shtabin teknik, në veçanti te skuadrat italiane.

Sipas mediumit The Sun, Allegri është ‘gati të largohet’ nga Juventusi këtë verë dhe Zidane do të preferonte të trajnonte ish-klubin e tij më shumë se Chelsean.

Lexo po ashtu Mediat italiane e shohin punë të kryer, Marcelo dhe Zidane në Juventus

Deri tek ky vendim thuhet se ka ardhur pas shqetësimeve rreth çështjeve me të cilat u ballafaquan Carlo Ancelotti, Antonio Conte dhe tani Maurizio Sarri.

Allegri dhe Zidane (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Një burim i paidentifikuar është cituar duke i thënë gazetës: “Max do të fitojë Serie A për herë të pestë, por gjithçka që dëgjon është se ai duhet të bëjë më mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Ai e ndjen se mund të jetë koha për një ndryshim”.

Lexo po ashtu Zidane po monitoron situatën e Juventusit

Ndërkohë, mediumi La Repubblica raporton se Luciano Spalleti është ‘pothuajse’ o larguar nga Interi dhe Allgeri është një nga objektivat e Nerazzurriëve për të zëvendësuar 59-vjeçarin.

Corriere della Sera raporton gjithashtu këtë histori, por shton në raportin e tyre se Real Madridi është ‘u ngutur’ për Allegri si zëvendësues të Santiago Solarit. /Telegrafi/

Exit mobile version