Telegrafi

Zidane pyetet për çmimin e Messit: As që e kam shikuar

Zinedine Zidane, Lionel Messi (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së të mërkurës ndaj Osasunas, Zinedine Zidane është pyetur edhe për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s për më të mirët e futbollit (‘The Best Fifa Football Awards’).

Insistimi i gazetarëve ishte që të merrnin opinionin e trajnerit të Real Madridit për çmimin e lojtarit më të mirë që iu nda superyllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Messi fiton çmimin e lojtarit të vitit nga FIFA

“As që e kam parë. Është një çmim që e zgjedhin njerëzit që votojnë”, ishte përgjigja e legjendës franceze.

Lionel Messi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Më tej, ai i ka uruar tre lojtarët e Realit, të cilët u përfshinë në formacionin më të mirë të FIFA-s: Sergio Ramos, Marcelo dhe Luka Modric, si edhe Eden Hazardin (i cili në edicionin e kaluar ishte pjesë e Chelseat).

Sulmuesi argjentinas mposhti konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo për ta fituar çmimin ‘The Best’ që ndahet nga FIFA. /Telegrafi/