Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka mundur t’i shmangë pyetjet për Paul Pogban, gjatë konferencës së parë për shtyp në këtë verë.
Mesfushori i Manchester Unitedit është duke u lidhur me një largim nga Old Trafford, ndërsa Los Blancos dhe Juventusi janë dy klubet që mund t’i marrin shërbimet e tij.
Derisa konkurrenca ndërmjet tyre është e madhe, Reali akoma nuk ka hequr dorë për transferimin e francezit, duke qenë se loja e tij pëlqehet nga trajneri Zidane.
Mirëpo, kur është pyetur në konferencë lidhur me Pogba, legjenda franceze ishte mjaft i paqartë.
“Klubi e di se çfarë duam dhe kemi kohë përpara. Tash për tash jemi të përqendruar te këto ndeshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur ai. /Telegrafi/