Site icon Telegrafi

Zidane: Nuk mund ta shoh La Ligan pa Barcelonën

Zinedine Zidane ka dhënë një deklaratë interesante të cilët tifozët e Real Madridit mund edhe mos ta pëlqejnë.

Me shpalljen Republikë të Katalunisë, e cila tash e sa kohë po mendon të pavarësohet nga Spanja, atëherë klubi më i madh katalunas, Barcelona, mund të mos luaj në kampionatin spanjoll, La Liga.

Lexo po ashtu Perez: Messin do ta transferoja në etapën e parë të galaktikëve, tani nuk mundem

Kjo mundësi e largimit të Barcelonës nga La Liga ka hapur debat të madh në Spanjë, ku i fundit që ka folur është trajner i Realit, Zidane.

Trajneri francez ka deklaruar se nuk mund ta shoh La Ligan pa rivalin më të madh, Barcelonën.

Lexo po ashtu Zidane: Dua që lojtarët e mi ta posedojnë më tepër topin, madje më shumë se edhe Barca

“Unë nuk mund ta shoh ligën spanjolle pa Barcelonën”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë për shtyp.

“Si një tifoz i futbollit, unë gjithmonë e shoh atë skuadër në këtë ligë, por është një debat i komplikuar, çfarë do të ndodhë apo jo”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

Exit mobile version