Telegrafi

Zidane nuk heq dorë nga transferimi i Pogbas

Paul Pogba (Foto: Goal.com)

Afati kalimtar i transferimeve në Angli tashmë është mbyllur, ndërsa klubet kanë bërë disa transferime për sezonin 2019/202.

Por, përfundimi i afatit kalimtar nuk do ua largojë atyre presionin për mbajtjen e disa lojtarëve, siç është rasti i Paul Pogbas te Manchester United.

Mesfushori anglez po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, mirëpo Djajtë e Kuq nuk e dëshirojnë largimin e lojtarit, aq më shumë kur është mbyllur afati kalimtar.

Sipas L’Equipes, Zinedine Zidane po refuzon të heq dorë nga transferimi i bashkëkombësit të tij, gjersa i ka kërkuar Florentino Perezit që ta transferojë në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu United zemërohet me Zidanen shkaku i Pogbas

Nga ana tjetër, Manchester United nuk dëshiron ta shesë francezin shkaku që nuk do të mund të transferojë zëvendësuesin e tij.

Madrilenët duan të ofrojnë 120 milionë euro për shërbimet e Pogbas, por që marrëveshja mes të dyja klubeve shihet si e vështirë. /Telegrafi/