Site icon Telegrafi

Zidane: Lëndimet e shumta po më shqetësojnë

Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

Zinedine Zidane ka shprehur shqetësimin e tij për lëndimet e shumta që lojtarët e Real Madridit kanë marrë deri më tani gjatë përgatitjeve para-sezonale.

Ferland Mendy ishte i fundit që u lëndua te Reali, pas ligamentit të shqyer të Marco Asensio dhe lëndimit të kryqëzorit nga Brahim Diaz.

Këto lëndime e kanë shqetësuar trajnerin e Mbretërve, Zidane, i cili ka folur rreth kësaj situate.

Lexo po ashtu Mendy i shtohet listës së lojtarëve të lënduar te Real Madridi

“Kjo më shqetëson dhe mbi të gjitha më pengon”, ka thënë fillimisht Zidane për gazetën Marca.

“Humbja e Marcos dhe Ferlandit, i cili është një lëndim i vogël, por ai nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të punojë dhe nuk dimë për sa kohë”.

Zidane i shqetësuar me situatën e lëndimeve

“Këto janë gjëra që ndodhin dhe ne do të shohim nëse ai kthehet shpejt me ne”.

Asensio pritet të mbetet jashtë fushave deri në nëntë muaj, por Zidane nuk zbuloi nëse Madrid do të kërkonte një zëvendësim në afatin  aktuale të transferimeve.

Lexo po ashtu Konfirmohet se Marco Asensio ka këputur ligamentet, mungon së paku 6-9 muaj

“Ne jemi duke u përgatitur me lojtarët që janë këtu. Pastaj do të kthehemi në Madrid”.

“Nuk mendoj se kush do ta zëvendësojë Marcon. Jemi të shkatërruar me dëmtimin e Marcos dhe skuadra jonë është ajo që kemi këtu”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version