Telegrafi

 Zidane konfirmon largimin e Danilos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se Danilo ka lënë kampin e trajnimit të ekipit në Los Angeles përpara se të finalizojë transferimin e tij te Manchester City.

Mbrojtësi brazilian është gati të bëhet nënshkrimi i pestë i transferimeve të Cityt, pas Bernardo Silvas, Edersonit, Douglas Luizit dhe Kyle Walkerit.

Lexo po ashtu Ofertë e lartë e Cityt për Mendyn, në garë edhe Chelsea

Zidane u pyet për transferimin e mundshëm të mbrojtësit të djathtë gjatë një konference shtypi në SHBA dhe zbuloi se Danilo ishte lejuar të largohej nga klubi.

“Ai ka shkuar tani. Danilo po largohet. Ai nuk do të trajnohet më me ne”, ka deklaruar Zidane.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, Danilo i Cityt

Danilo tani pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të përfundojë një transferim prej 26.5 milionë funtesh, që raportohet se mund të përfundojë para fundit të fundjavës.

Danilo shpejt pritet të zyrtarizohet nga Man City

Braziliani ka të ngjarë të konkurrojë me Walkerin për vendin e mbrojtësit të djathtë, me Cityn që tashmë ka larguar dy anësor Pablo Zabaletan dhe Gael Clichyn.

26-vjeçari u bashkua nga Porto në vitin 2015 dhe fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionë me Realin sezonin e kaluar. /Telegrafi/