Site icon Telegrafi

Zidane flet për mundësinë e transferimit të Eriksenit ose Van de Beekut

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se pret që një mesfushor i ri të arrijë në janar.

Para përplasjes së sotme me Sevillan, Zidane u pyet për mesfushorin e Ajaxit , Donny van de Beek dhe Christian Eriksen të Tottenham.

Francezi i Realit la të kuptohet se pret nga drejtuesit transferimin e një mesfushori të ri në afatin e janarit.

Lexo po ashtu Eriksen pret të transferohet në janar te Real Madridi

“Eriksen apo Van de Beek? Kjo është diçka për klubin”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Klubi është ashtu siç është. Ne jemi ata që jemi këtu dhe do të garojmë me atë që kemi”, përfundoi francezi.

Ndryshe, mediat spanjolle raportojnë se Zidane është adhurues i madh i Paul Pogbas, por transferimi i tij nuk është i lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version