Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk dëshiron që Lionel Messin të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Përpara ndeshjes që zhvillohet të shtunës, shumë thonë se do të jetë ndeshja e fundit që Messi luan kundër Real Madridit.
“Unë nuk dua që kjo të jetë ndeshja e fundit e Messit në El Clasico”.
“Le të qëndrojë, le të qëndrojë te Barcelona. Ai është mirë aty. Është mirë për La Ligan nëse ai qëndron”, ka thënë Zidane.
Çuditërisht, Messi nuk ka shënuar në një El Clasico që edicioni 2017/18, kur Barcelona barazoi 2-2 me Real Madrid në “Camp Nou”.
“Ne e dimë se çfarë lojtar është Messi. Ai mund të mos jetë duke shënuar gola, por ne e dimë se çfarë lojtari është ai”.
“Ne do të luajmë kundër Barcelonës . Është e vërtetë që ne e dimë se çfarë lojtari është ai, por ata janë të gjithë shumë të mirë. Ne do të përpiqemi të ndalojmë pikat e tyre të forta, sepse ka shumë”, nënvizoi Zizu. /Telegrafi/