Site icon Telegrafi

Zidane e pranon publikisht: Më pëlqen Pogba, ka pak lojtarë si ai

Zinedine Zidane. (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Madridi do të përballet me Husecan në javën e 29-të në La Liga.

Trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane ka folur para kësaj sfide për rëndësinë e saj por edhe për gjëra të tjera.

Në një moment Zidane është ndalur të flas edhe për bashkëkombësin e tij Paul Pogba, që ditë më parë tha se do t’i pëlqente të luante për Real Madridin.

Lexo po ashtu Raiola fillon bisedimet me Realin, Pogba drejt transferimit në Santiago Bernabeu

Zidane e ka pranuar publikisht se Pogba është një nga lojtarët më të pëlqyer nga ai.

“Pogba më pëlqen shumë dhe kjo nuk është diçka e re. E njoh personalisht atë dhe ai e di këtë”.

“Është një lojtar ndryshe nga të tjerët, bën shumë gjëra dhe janë pak lojtarë që kontribuojnë kaq shumë sa ai. Është mesfushor që di të mbrojë dhe di të sulmojë, mund të bëjë gjithçka në fushë”, tha Zidane.

Paul Pogba. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Krejt në fund Zidane tha se Pogba e ka derën hapur të transferohet në Madrid pas përfundimit të eksperiencës së tij me Manchesterin.

“Pogba nuk është pjesë e skuadrës sime pasi luan për United. Ajo që ka thënë për Realin se dëshiron të vijë këtë një ditë, është një mundësi. Kur ta mbarojë eksperiencën me Unitedin mund të vijë, pse jo”, tha Zidane. /Telegrafi/

Exit mobile version