Site icon Telegrafi

Zidane dhe Koeman kanë plane të qarta para takimeve në Superkupën e Spanjës

Ronald Koeman dhe Zinedine Zidane janë duke punuar që të rrëmbejnë trofeun e parë në këtë edicion.

Barcelona do të takohet me Real Sociedadin të mërkurën, para sfidë së Real Madridit që takohet me Athletic Bilbaon dhe me finalen që luhet të dielën.

Los Blancos duan të fitojnë sërish atë pas edicionit të kaluar, derisa Balugranasit duan të shpërblejnë vetën me diçka më frymëzuese pas startit të dobët në këtë edicion.

Zidane ka përdorur vetëm 15 lojtarët deri më tani në këtë sezon, pasi nuk po i ndryshon gjërat shpesh. Me mungesën e Dani Carvajalit, Lucas Vazquez do të luajë në vend të tij.

Thibaut Courtois do të startojë me gjasë në portë, me Lucas dhe Ferland Mendyn si mbrojtës krahu, dhe Sergio Ramos e Raphael Varane në qendër. Casemiro dhe Toni Kroos do të jenë në qendër, Marco Asensio, Karim Benzema dhe Eden Hazard në sulm.

Barcelona në anën tjetër nuk ka ndryshuar shumë skemën e tyre, duke i qëndruar besnik skemës 4-3-3, me Frenkie de Jong, Sergio Busquetsin dhe Pedrin në mesfushë.

Sergino Dest, Oscar Mingueza, Clement Lenglet dhe Jordi Alba ka të ngjarë të jenë katërshja që luajnë mbrapa, pasi Ronald Araujo është në dyshime, ndërsa Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele do të drejtojnë sulmin. /Telegrafi/

Exit mobile version