Zinedine Zidane ka disa qëllime në mendjen e tij për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
Trajneri francez e ka vendosur mendjen në transferimet që mund të vijnë këtë verë për të forcuar ekipin e tij.
Francezi është i vetëdijshëm se është shumë e vështirë të përmirësohet skuadra e tanishme, por ka vënë një emër në tabelën e Florentino Perez.
Sipas mediumit Don Balon, Zidane ia ka kërkuar Presidentit të Realit transferimin e bashkëvendësit të tij, mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.
Zidane ka kohë që kërkon yllin e Chelseat dhe beson se ai është një lojtar i cili do të përmirësonte vërtet ekipin, dhe kjo vjen pasi në ndeshjet e fundit ka parë Casemiron të vuajë në disa rrethana të lojës, dhe ‘Zizou’ dëshiron të shmangë atë sezonin e ardhshëm.
Por, nënshkrimi i Kantës nuk do të jetë i lehtë. Chelsea nuk janë të gatshëm për të lënë francezin të largohet, pasi ishte një nga më të mirët e sezonit në Ligën Premier Ligë dhe Madridi do të përballet me një marrëveshje të ashpër me Blutë edhe për Eden Hazard. /Telegrafi/