Mediat spanjolle kanë zbuluar se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i lodhur nga paraqitjet e dobëta të shumicës prej lojtarëve të tij.
Humbja në Shakhtar Donestk natën e kaluar ka zbehur shpresat e Realit për t’u kualifikuar nga grupi i tyre i Ligës së Kampionëve dhe kjo shkaktoi spekulime se Zidanes do t’i tregohej dera.
Sidoqoftë, gazeta Sport raporton se Zidane nuk po mendon të humbasë punën e tij dhe përkundrazi planifikon të bëjë presion për një pastrim të madh nga janari i vitit 2021.
Zidane ka humbur besimin te lojtarët e tij si belgu Eden Hazard ose Martin Odegaard i kthyer së fundmi.
Dyshja braziliane, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes gjithashtu e kanë lënë trajnerin francez të hutuar.
Zidane gjithashtu po lodhet me qëndrimin e disa lojtarëve. Dhe në këtë grup janë emra yjesh si braziliani Marcelo dhe gjermani Toni Kroos, ndërsa nuk mungojnë as emrat e Iscos dhe Marco Asensios.
Në të vërtetë, nëse do të jepej pushteti i plotë, Zidane do të spastronte 70 për qind të skuadrës së tij aktuale.
Trajneri i Realit beson dhe mund të llogarisë vetëm te Sergio Ramos, Raphael Varane, Ferlan Mendy, Casemiro, Federico Valverde dhe Karim Benzema. /Telegrafi/