Një numër i klubeve të mëdha evropiane që përjetojnë momente jo të mira në këtë fillim sezoni, ndërsa të atakuar janë trajnerët.
Janë disa trajnerë që po presin që një punë e madhe të vihet në dispozicionin e tyre në një nga klubet e mëdha.
Manchester United, Real Madrid dhe Bayern Munich, janë klubet që po kalojnë kohë të keqe dhe mund të bëjnë ndryshim në trajner.
Një shkarkim mund të shkaktojë probleme dhe gjetja e një zëvendësimi nuk është gjithmonë e lehtë, pasi nuk ka shumë trajnerë të elitës që kanë përvojë dhe që janë të gatshëm të hyjnë në punë pa asnjë kosto.
Marca ka zgjedhur dhejtë trajner të zotë që kanë fituar trofe dhe janë të lirë.
Listës i prijnë dyshja Zinedine Zidane dhe Antonio Conte.
Nuk mungojnë as emrat që kanë spikatur ndër vite si Arsene Wenger e Claudio Ranieri. /Telegrafi/
Zinedine Zidane
Antonio Conte
Arsene Wenger
Laurent Blanc
Petr Bosz
Vincenzo Montella
Claudio Ranieri
Michael Laudrup
Quique Sánchez Flores
Michel