Gareth Bale ishte lojtari që ia fitoi ndeshjen Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Në përballjen e zhvilluar në Kiev të Ukrainës, uellsiani u inkuadrua pas minutës së 61-të dhe i shënoi dy gola në fitoren prej 3-1 të Los Blancos.
Dhe natyrisht se pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane është dashur që ta komentojë paraqitjen e anësorit të Realit, i cili nuk e ka pasur hapësirën e mjaftueshme këtë sezon në formacionin e francezit.
“Bale hyri, e bëri atë që e bën… çfarë dëshironi t’ju them tjetër”, iu është drejtuar Zidane gazetarëve pas ndeshjes.
“Ishte finalja e të gjithëve, po ashtu edhe e tij”, deklaroi më tej trajneri që e ka fituar tri here rresht Ligën e Kampionëve në postin e tij.
“Nuk ka fjalë. Ashtu si thonë edhe lojtarët, duhet ta shijojmë momentin. Po e bëjmë historinë dhe jetojmë për çaste të këtilla”, ka shtuar ZiZu.
Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, ishte fajtori për humbjen e skuadrës angleze, pasi bëri gabime të pafalshme dy gola.
“Ndodh në një ndeshje. Ne besuam në rastet tona edhe kur ata e barazuar rezultatin”, është shprehur Zidane. /Telegrafi/