Gjatë zhytjes në një bregdet në Victoria të Australisë, një zhytës i paemëruar ka pësuar një moment të frikshëm dhe të bukur në të njëjtën kohë.
Ai pati mundësinë, që të shohë nga afër një peshkaqen gjigant, por iu desh të shtrihej në barin e detit nga frika se mund të shqyhet në copa brenda disa sekondave, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, që është realizuar gjatë vitit të kaluar, e shfaqë atë duke marrë frymë thellë nga shqetësimi, ndërsa grabitqari ndodhej pak metra mbi të.
“E kontrolloi dhe u largua, ishte i ngopur” si dhe “frikë dhe befasi në të njëjtën kohë, më ndaloi frymën vetëm duke shikuar”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/SV-JZ0BajHQ