Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Më poshtë janë zhvillimet kryesore të ditës së 51-të të agresionit rus në Ukrainë.
Autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë gjetur më shumë se 900 trupa të pajetë të civilëve rreth Kievit;
Putin paralajmëroi se Evropa do të vuante “pasoja të mëdha” nëse refuzojnë blerjen e naftës dhe gazit rus;
Zelensky paralajmëroi botën se Putini mund të përdorë armë bërthamore;
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se dy raketa ukrainase goditën anijen ruse Moskva;
Rusia ka kërcënuar sërish Finlandën dhe Suedinë, të cilat po shqyrtojnë anëtarësimin në NATO, dhe më pas kërcënoi Shtetet e Bashkuara me “pasoja të paparashikueshme” nëse vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë;
Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë kapitenin e luftanijes Moskva;
Zelensky i ka kërkuar Bidenit që ta fut Rusinë në listën e shteteve që sponsorizon terrorizmin. /Telegrafi/