Site icon Telegrafi

Zhvillimet kryesore të ditës së 47-të të agresionit rus në Ukrainë

Sot shënohet dita e 47-të e agresionit rus në Ukrainë. Më poshtë janë disa prej zhvillimeve kryesore në shtetin ukrainas dhe rreth saj.

Trupat ruse po grumbullohen për të sulmuar rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian;

Të paktën 11 persona, duke përfshirë një fëmijë shtatë vjeç, kanë vdekur në rajonin e Kharkivit;

Lexo po ashtu Si mund të zhvillohet lufta në lindje të Ukrainës?

Kancelari austriak Karl Nehammer është bërë lideri i parë evropian që takoi Vladimir Putinin në Moskë – ku bisedimet thuhet se ishin “të hapura dhe të vështira”;

Ukraina pretendon se 19,500 trupa ruse janë vrarë deri më tani në luftë;

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se “dhjetëra mijëra civilë” kanë vdekur në Mariupol;

Të paktën tre persona janë vrarë në Donetsk gjersa “viktima të shumta” janë raportuar në Kharkiv, pretendon Ukraina;

Lexo po ashtu Pse Rusia po humb kaq shumë tanke në Ukrainë?

Shtatë trupa të pajetë janë nxjerrë nga nën rrënojat në Borodyanka pasi një ndërtesë e banimit u shkatërrua;

Zëvendëskryeministri i Ukrainës ka pohuar se 1700 ushtarë dhe civilë mbahen peng nga Rusia dhe separatistët pro-rusë. /Telegrafi/

Exit mobile version