Site icon Telegrafi

Zhvillime të reja për të ardhmen e Declan Rice, Arsenali pret ta përfundojë marrëveshjen në 48 orët e ardhshme

Arsenali po pret që ta mbyllë marrëveshjen me West Hamin për transferimin e Declan Rice shumë shpejtë.

Topçinjtë janë duke insistuar për transferimin e mesfushorit anglez dhe janë në bisedime të avancuara me West Hamin.

Arsenal ka ofruar 120 milionë funte plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Drejtuesit e dy skuadrave janë duke biseduar dhe te Arsenali janë të bindur se do ta mbyllin marrëveshjen brenda 48 orëve të ardhshme.

Lexo po ashtu West Ham refuzon 120 milionë euro të Arsenalit për Declan Rice

Nga ana tjetër nga gara për Ricen është larguar Manchester City që nuk janë në gjendje të shpenzojnë këtë shumë për anglezin.

West Ham e kishte refuzuar fillimisht ofertën e Arsenalit, por pastaj kanë pasur takime dhe po diskutojnë çmimin përfundimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version