Showmeni i njohur Ermal Mamaqi vazhdon të jetë ndër personazhet më atraktivë të televizionit.
Ai gjendet çdo javë pranë shikuesve përmes emisionit të tij “Xing me Ermalin”, në të cilin sjell plot të papritura lidhur me të ftuar specialë.
I njëjti është i ndjekur mjaft edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Jo të rralla janë rastet kur Mamaqi i shfrytëzon rrjetet sociale edhe për të publikuar ndonjë fotografi satirike, siç ka bërë në rastin e fundit.
Ai është shfaqur totalisht i zhveshur në zyrën e tij, teksa kryen detyrat e tij në kompjuter.
Në mbishkrimin e fotografisë, Mamaqi ka ironizuar duke thënë se ka të veshura mbathjet, megjithatë fansat kanë ngelur të habitur nga ky imazh.
Komentuesit me syrin më të mbrephtë ia bënë me dije se kjo shfaqje e tij ka qenë thjeshtë për të realizuar një foto, pasi edhe pse shfaqej në zyre kinse duke punuar, kompjuteri ishte i fikur. /Telegrafi/